Cila është Dhurata më e mirë që ka marrë Shaqiri gjatë jetës së tij?
Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit, Xherdan Shaqiri duket se tashmë e ka marrë Dhuratën më të mirë në jetën e tij.
E përditshmja britanike “The Sun” ka raportuar për një lidhje mes sulmuesit të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri dhe bukuroshes shqiptare, këngëtares Dhurata Ahmetaj.
Sipas tabloidit anglez, çifti shihen bashkë prej disa kohësh dhe kjo shpjegohet edhe nga udhëtimet e shpeshta të 27-vjeçares në Londër.
Deri tani vetë Xherdan Shaqiri dhe Dhurata Ahmetaj nuk kanë konfirmuar lidhjen, por as nuk kanë refuzuar një raport dashurie mes tyre.
Shaqa në ndërkohë është duke menduar se ku do të vazhdojë karrierën, pas Liverpulit, ku nuk i shkoi gjithçka për dore, shkaku i lëndimeve të shpeshta.
Spanja dhe Gjermania janë destinacioni i mundshëm i sulmuesit shqiptar.
Në Gjilan, Shaqiri është nderuar me titullin “Nderi i Qytetit”/mediafokus.info

