E rëndë, vdes i infektuari me Coronavirus nga Vrapçiqi i Gjilanit

21:53 – Edhe Ministria e Shëndetësisë e ka konfirmuar vdekjen e 74 vjeçarit nga Gjilani, me anë të një njoftimi për media.

Në njoftim thuhet se pacienti kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Ka ndërruar jetë i infektuari me Covid-19 nga fshati Vrapqiq i Gjilanit, 74 vjeçari Zeqir Shaqiri, duke u bërë rasti i parë i vdekur në Gjilan, ndërkaq i shtati në nivel vendi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një njoftimi në Facebook.

I ndjeri kishte dalë pozitiv me Covid-19 më 25 mars.

Ja postimi i plotë.

#Dita28. Sapo jemi njoftuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka ndërruar jetë Zeqir Shaqiri, 74 vjeç, i diagnostifikuar më 25 mars me #Covid19.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, Vrapçiqit dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Gjilanit.

Ceremonia mortore do të organizohet nesër nga familja e Këshilli i Bashkësisë Islame dhe ju lutemi që ta respektoni vullnetin e familjes dhe thirrjen institutucioneve për mospjesëmarrje në varrim.

Ky rast i rëndë, duhet të na vetëdijësojë të gjithëve të vetëpërmbahemi, të mos dalim pa arsye, të kemi kujdes dhe ta kujtojmë që përdorimi masave mbojtëse është jetë.

Do ta bëjmë të pamundëurun që shifrat e të shëruarve me qenë sa më të larta në komunën tonë, të punojmë dhe lutemi që sa më shpejtë ta përballojmë këtë gjendje pandemie.

Me zemër të thyer, ngushëllime familjes Shaqiri. #rriNshpi