Cila grua shqiptare fjeti 8 muaj në varreza?
Bora Avdia është nënë e 4 fëmijëve dhe prej 3 vitesh nuk ka një banesë për të jetuar, por endet nëpër rrugë. Në një intervistë për “Historia ime” në Tv Klan, ajo ka rrëfyer vuajtjet e saj që nisin që në fëmijëri. Njerka e saj e ka dhunuar dhe torturuar dhe si pasojë Bora u detyrua të largohet nga shtëpia.
Më pas u njoh me ish-bashkëshortin, por edhe ai filloi të ushtronte dhunë ndaj saj. Për shkak të torturave dhe përndjekjeve, ajo ka marrë urdhër mbrojtje. Bora ka treguar se së bashku me 4 fëmijët ka jetuar për 8 muaj në varreza.
Ajo tregon se si iku nga shtëpia.
“Ika nga shtëpia tek Kisha e Laçit. Pastaj shikoj ish-bashkëshortin tim, e njoha tek Kisha e Laçit. I thashë më falë, këtu është kishë, po lutem për gjërat e mia dhe nuk kam mundësi të flas këtu, kur të shkoj poshtë në Laç do flasim”.
“Më pëlqen tha…” I thashë mirë që të pëlqej, por jam një gocë 13 vjeç, jam fëmijë. Nëse më do për seriozisht, se unë kam vuajtur. Të lutem mos më bëj të vuaj. Më tha mos ki merak se nuk vuan ti, më tha, Gjashtë muaj kaluam shumë mirë”.
Bora tregon se ai kishte prerë biletë për në Greqi dhe tha do të marr me vete. Për aq kohë sa qëndroi në Greqi, atje kaloi shumë mirë.
“Kur erdhëm këtu debate, fjalë, tortura, shtatzënë, rripa, grushte, tela korenti, më rrihte. I thashë gjuaj, më rrih sa të duash se jeta ime ka shkuar, deri sot nuk kam thënë lumja unë për këtë ditë. Vetëm ditën kur linda fëmijën. Kam mbetur gjithë jetën rrugëve”.
“Sot jam në këtë shtëpi, nesër dal prej kësaj. Është një shoqja ime që më ka futur këtu, i ka ardhur keq për fëmijët”.
Ajp tregon pastaj edhe për momentin e largimit nga shtëpia e ish-bashkëshortit dhe këto 3 vite që jeton me urdhër mbrojtje.
“Kam 3 vite që jam me urdhër mbrojtje. Do habiten të gjithë, por 8 muaj kam pasur dhe çunin 1 vjeç dhe kam fjetur në varreza”.
Por, a ndeju ajo frikë në varreza?
“Unë kam fjetur dhe s’kam parë asgjë, se thonë hije, por unë kam fjetur vetë. Mua asgjë s’më ka gjetur me 4 fëmijë. Nuk jam as e sëmurë, asgjë, fëmijët i kam të shëndoshë si molla”. /tvklan.al

