Turisti austriak humb në një mal të Krujës

Një turist austriak u bllokua për disa orë këtë mbrëmje në malin e fshatit Kurcaj në Krujë.

Sipas policisë, 68-vjeçari pasi ka kaluar urën e Abdyl Agës, ka ngatërruar rrugën. Ai i ka kërkuar ndihmë policisë.

Forcat blu e kanë lokalizuar turistin rreth orës 21:00.