Cilat janë dy shtetet e Europës që prijnë me numrin e të infektuarve me COVID-19, para Kosovës?

Situata e përballjes me virusin COVID-19 në Kosovë është alarmante, raporton Mediafokus.info.

Vetëm të shtunën janë konfirmuar edhe 203 raste të reja pozitive me coronavirus, ndërkohë që numri i të vdekurve brenda 4 muajve të përballjes me pandeminë është 101.

Aktualisht, Kosova, sipas mikrobiologut Lul Raka, e zë vendin e tretë ne Europë për numrin e të infektuarve me virusin Corona në 100 mijë banorë.

Vetëm Maqedonia dhe Suedia ia kalojnë Kosovës në këtë aspekt, shkruan Mediafokus.info.

Përndryshe, prej 13 marsit kur është shënuar rasti i parë me COVID-19, deri të shtunën e 11 korrikut, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga COVID-19 është 4.715. Ndërkohë, 2.227 raste janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 2.387.

Prej këtyre rasteve, nuk kanë arritur t’i mbijetojnë 101 pacientë, të cilët kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese./Mediafokus.info/