Cilat janë pasojat e Covid-19 për shëndetin mendor?

Psikoterapeuti, Yll Avdijaj, ka folur për problemet që ka shkaktuar pandemia Covid-19 dhe pasojat e të ardhmes.

“Ajo çfarë mund të jetë shqetësuese më së shumti gjatë kësaj periudhe janë vetë pyetjet se: Çfarë do të bëhet me ne?  A do të përfundoj kjo gjendje? Si dhe kur do të përfundojë e gjithë kjo?. E aq më shumë një ndikim negativ do të kishte edhe ‘bombardimi’ i vazhdueshëm me lajme vendore dhe botërore në lidhje me pandeminë, infektimet dhe rritja e numrit të të vdekurve gjithandej etj”, ka thënë ai, për Telegrafin.

Ai ka thënë se informacionet e shumëta për vdekjet e personave me Covid-19, do të ndikonë psikologjjikisht dhe emocionalisht tek njerëzit.

“Sigurisht se nga përditshmëria, dimë se vdekje nëpër botë ka pasur vazhdimisht me qindra e mijëra brenda ditës, edhe atë si rezultat i ndonjë sëmundje të ndryshme, luftëra, aksidente, vetëvrasje, vrasje, vdekje natyrore etj. Mirëpo, jo dhe shpesh raportohet për të gjitha ato vdekje për dallim në rastin e pandemisë. Dua të them se, këto informacione ‘vdekje, vdekje, vdekje’ padyshim se do të ndikojnë psikologjikisht dhe emocionalisht, dhe do ta rrit frikën të qytetarët e sidomos te të prekurit nga COVID-19”, pohoi ai./Mediafokus.info/