Cilat janë përfitimet nga të ushqyerit e shëndetshëm, ja çka thotë nutricistja e njohur
Ajshe Ibrahimi – dietologe&nutriciste
Shumica e njerëzve e dinë se ushqimi i mirë dhe aktiviteti fizik mund të ndihmojë në mbajtjen e një peshe të shëndetshme. Por të ushqyerit e shëndetshëm na jep edhe përfitime të tjera.
Ushqimi i mirë mund të ndihmojë:
- Uljen e rrezikut të disa sëmundjeve, përfshirë sëmundjet e zemrës, diabeti, goditja në tru, disa kancere dhe osteoporoza
- Uljen e presionit të lartë të gjakut
- Uljen e kolesterolit të lartë
- Përmirëson mirëqenien tuaj
- Përmirëson aftësinë tuaj për të luftuar sëmundjen
- Përmirëson aftësinë tuaj për t’u rikuperuar nga sëmundja ose dëmtimi
- Rrit nivelin e energjisë tuaj
Çfarë konsiderohet ushqim i mirë?
Të ushqyerit e mirë do të thotë se trupi juaj merr të gjitha lëndët ushqyese, vitaminat dhe mineralet që i nevojiten për të punuar sa më mirë.
Planifikoni shujtat tuaja duke përfshirë ushqime të dendura ushqyese që janë gjithashtu të ulëta në kalori.
Hani shumë fruta – për të përfituar nga fibra natyrale në fruta, duhet të hani fruta te freskëta sezonale, më mirë sesa si lëngje.
Hani shumë perime – ushqehuni me një larmi ngjyrash dhe llojesh të perimeve sezonale çdo ditë.
Hani më shumë drithëra me kokrra të plota – të paktën gjysma e drithërave, llojeve të bukës, plas dhe pastave që hani duhet të bëhen nga drithëra të plota.
Zgjidhni qumësht dhe produkte të qumështit me pak yndyrë ose pa yndyrë – këto sigurojnë kalcium dhe vitaminë D për t’ju ndihmuar të mbani kockat tuaja të forta.
Zgjidhni mish me yndyrë të ulët – zgjedhjet e mishit viçit dhe shpendëve me yndyrë të ulët janë burime të mira të proteinave. Por mund të provoni burime të tjera të proteinave si mishi i peshkut, fasule, thjerrëza, bizele.

