Meliza Haradinaj – Stublla: Rezultati i sotëm i unitetit politik, është kthesa historike e shqiptarëve të Luginës

Sipas rezultateve paraprake, faktori shqiptar në Luginën e Preshevës, i cili garoi me një listë unike, arriti t`i fitojë katër mandate në Parlamentin e Serbisë dhe kjo ndodhë për herë të parë.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla ka uruar shqiptarët për këtë kthesë historike, derisa thotë se përfaqësimi në Parlament, duke qenë bashkë dhe një, do të thotë fuqizim për të drejtat e shqiptarëve.

Ky është postimi i plotë i saj:

Mësimi më i mirë për gjithë shqiptarët kudo që jemi, është që kauzat jetike do të kenë epilogun e suksesit, vetëm duke qenë bashkë!

Rezultati i sotëm i unitetit politik, është kthesa historike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke vënë në rend të parë interesin kombëtar para atij programor e partiak.

Përfaqësimi në Parlament, duke qenë bashkë dhe një, do të thotë fuqizim i zërit për të drejtat e shqiptarëve, që në fakt do të duhej të ishin të garantuara me Kushtetutë e Ligj!

Urime shqiptarë!, ka shkruar Meliza Haradinaj Stublla./medioafokus.info