Cilat libra refuzoi t`i marrë Vuçiq nga kryeministri Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar të tjera prapaskena nga takimi i dytë i zhvilluar në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Kreu i qeverisë së Kosovës deklaron përmes një postimi në rrjetet sociale se i ofroi Vuçiç-it tri libra që flasin për gratë e përdhunuara gjatë luftës, listën e 1.113 fëmijëve të vrarë dhe “Dosjen Britanike”, për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit.
Sipas Albin Kurtit presidenti serb nuk pranoi asnjë prej tyre, duke theksuar se “është për të ardhur keq që nuk arritëm të dalim së paku me një deklaratë të përbashkët nga ky takim”.

