Enver Hasani: Me këtë vendim të Kushtetueses, Kurti nuk mund të ushtrojë asnjë detyrë ekzekutive

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani është shprehur dyshues sa i përket zgjedhjes së Albin Kurtit për kryeministër.

“Me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, unë mendoj se Albin Kurti nuk mund të ushtrojë asnjë detyrë ekzekutive”, ka thënë Hasani në Kanal10.

Sipas tij, nëse Kurti nuk ka mundur të kandidojë për deputet, si mundet të ushtrojë post ekzekutiv./Mediafokus.info