Cilët futbollistë nga Drita e Gjilani janë ftuar për miqësoren me Suedinë?

Në ndeshjen miqësore Kosovë-Suedi, Bernard Challandes ka ftuar shumë lojtarë të cilët luajnë në ekipet e Superligës, në mesin e tyre edhe nga qyteti i Gjilanit, raporton MediaFokus.info

Nga ekipi i Dritës, që stinorin vjeshtor e përfundoi në vendin e tretë, me 31 pikë, është ftuar për miqësoren me Suedinë, mesfushori Albin Krasniqi.

Kurse nga ekipi i Gjilanit, që stinlorin vjeshtor e përfundoi në vendin e dytë, me 32 pikë është ftuar mbrojtësi Edison Kqiku.

Të dy kçta futbollistë kanë treguar formë të mirë në skuadrat ku luajnë.

Miqësorja Kosova-Suedia luhet më 12 janar, në Doha të Katarit./MediaFokus/