Cili afarist po bën thirrje të lirohen bizneset të punojnë sa nuk është fundosur ekonomia
Afaristi i njohur kosovar, Burim Piraj, pronar i kompanisë “Meka” ka bërë thirrje që të lirohen bizneset të punojnë, sa nuk është fundosur ekonomia.
“Pasi të fundoset anija, nuk na duhen neve idetë”, ka shkruar ai.
Që nga fillimi i pandemisë ka pas tendenca të vazhduara që sa më shumë biznese të pengohen në punë për arsye se nuk është kërkuar mënyrë se si të lejohen të punojnë po është kërkuar arsye për t’i mbyllur ato!
Vërtet mbyllja e marketeve po edhe firmave të tjera nuk është gjë e mirë sepse institucionet tona nuk kanë asnjë gjasë më të vogël që të mund t’i kompensojnë dëmet realisht dhe në këtë mënyrë ne do të dëmtojmë rëndë ekonominë tonë edhe ashtu të dobët.
Prandaj tani e tutje i ftoj institucionet që të gjejnë mundësinë dhe të lirojnë të punojnë të gjithë firmat po pse jo dhe restorantet nëse në një tavolinë ulen dy vetë ballë përballë!
Pasi të fundoset anije nuk na duhen neve idetë!, ka thënë Piraj,/mediafokus.info

