Kujdes nga rriqrat, 285 persona janë pickuar sivjet

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka kërkuar kujdes nga qytetarët kur dalin në natyrë, sepse mund të pësojnë nga loiuckimet e rriqrave.

Dihet që viteve të kaluara ka pasur raste që kanë përfunduar edhe me vdekje nga pickimi i rriqrave.

Deri sot në vatrat endemike (Malishevë, Suharekë, Rahovec, Prizren, Mamushë) janë raportuar 285 pickime.

Komuna e Malishevës këtë javë po trajnon personat për dezinfektim selektiv dhe menjëherë pas kryerjes së trajnimit fillon dezinsektimi i vendbanimeve për asgjësimin e riqnave!

IKSHPK dhe komunat endemike apelojnë për kujdes dhe rekomandojmë qytetarët për sivjet:

1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit sidomos në pjesët e zbuluara (shuplakat, qafën),
4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë./mediafokus.info