Cili është kandidati më i votuar për asamble komunale në Gjilan

Kushtrim Ibrahimi (LVV) rezulton kandidati më i votuar për asamble komunale në Gjilan, deri tani kur janë numëruar rreth 73 për qind të votave.

Ibrahimi ka qenë drejtor i Shërbimeve Publike në qeverisjen e LVV në Gjilan.

Ai ka marrë 622 vota deri tani, ndërkohë që duhet të numërohen edhe 35 kuti.

Te LDK, që renditet partria e dytë në këto zgjedhje, i pari me vota ka dalë Fatos Ramadani – 422.

Ramadani garon për herë të parë për asamble komunale.

Te PDK-ja, më së shumti vota deri tani ka marrë Bujar Nevzati – 393. Nevzati vjen nga përbërja e fundit e Kuvendit dhe me një përvojë të gjatë në vendimmarrje.

Kurse te AAK-ja, prin me vota Ardita Ukshini – 285, po ashtu ish-anëtare e asamblesë komunale nga i njëjti subjekt./Mediafokus.info