Kush është mjeku nga Gjilani që u arrestua pasi vdiq foshnja gjatë lindjes?

Në Repartin e Gjinekologjisë në Gjilan, të premten, ka ndërruar jetë një foshnje gjatë lindjes, shkruan Mediafokus.info.

Pas këtij rasti, Policia e Kosovës e ka arrestuar një mjek nën dyshimet për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Burime të Mediafokus.info bëjnë me dije se mjeku i arrestuar është Vaxhid Thaqi.

“Spitali Rajonal Gjilan 21.05.2021 – 19:00. Viktima femër kosovare ka informuar se gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë, foshnja e saj ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (doktor) dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./mediafokus.info/