Cima flet nga spitali: Po përballemi me këtë betejë e në luftë sy më sy

Ikona e humorit kosovar, Rasim Thaçi – Cima, pas infeksionit me COVID-19, ka folur për herë të parë nga spitali, raporton Mediafokus.info.

Cima ka thënë se ‘që po përballemi me këtë betejë aspak të lehtë e në luftë sy më sy’.

Postimi i plotë ni Rasim Thacit në Facebook:

Po lajmërohem pas një jave të vështirë !

Një javë më parë ju lajmërova për gjendjen time që ishte duke u përmirësuar , mirpo të nesërmen deri vonë natën mu keqsua gjendja , ku edhe u detyruan që nga klinika infektive të më dërgojnë në repartin intenziv , ku vazhdoj të jem edhe më tej.

Gjendja ime është ende e rëndë , por stabile , jam në përkujdesjen e Doktorrëve dhe infermierëve 24h si unë po ashtu edhe për të gjithë Pacientët e tjerë , ku nuk mungon vullneti dhe shpirti i tyre luftarak , për ne që po përballemi me këtë betejë aspak të lehtë e në luftë sy më sy.

I lutem Zotit , së pari për shëndetin e të gjithë pacientëve e po ashtu edhe të Doktorreve me stafin e tyre që po rrezikojnë për ne , e të dalim faqe bardhë nga kjo situatë.

Po ashtu ju falenderoj nga zemra të gjithë ju që po interesoheni për gjendjen time vazhdimisht , shpresoj herën tjetër të jem edhe në gjendje më të mirë.

Ju lutem respektoni masat sa më shumë.

Me respekt Cima 🤚

P.s.(Tekstin e shkroi djali Artani)