Çitaku për Qeverinë: Këta nuk duan të qeverisin por të sundojnë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar partinë në pushtet për qasjen ndaj prokurorëve, gazetarëve dhe sindikalistëve.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku ka shkruar se kjo shpërfaq mendësinë totalitare të tyre.

Postimi i plotë:

Sulmet e vazhdueshme të Qeverisë kundër emrave të përveçëm, prokurorëve, gazetarëve, sindikalistëve, janë dëshmi e vrazhdë e mendësisë totalitare të tyre.

Këta nuk duan të qeverisin. Duan të sundojnë.

Ose nënshtrim, ose stigmatizim. Rrugë tjetër nuk ka në mendësinë e tyre.

Deklarata e djeshme e Ministres së Drejtësisë është në këtë frymë.