Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 26 maj 2021.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton draft-planin e punës së komisionit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Banka Qendrore raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere për të gjeturat e Raportit të Progresit 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e radhës “Indeksi i Konkurrueshmërisë së Prodhimit”, ku do të prezantohen të gjeturat e një studimi mbi konkurrueshmërinë e këtij sektori. (Salla e konferencave “Coca Cola HBC”, zyrat e Odës Amerikane, lagjja “Pejton”, Prishtinë, ora 10:00)

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) lanson hulumtimi0n “Mini-Shengeni dhe Bashkëpunimi rajonal: Nevojiten gjashtë shtete për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00 – 11:30)

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu së bashku me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me drejtorët komunalë do të bëjnë homazhe pranë varrezave të martirëve në Lagjen e Trimave, në përkujtim të 22-vjetorit të masakrës në Tusus. (Ora 10:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (KGJK, ora 10:00)

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare dhe Raportit të auditimit për Pasqyrat Financiare të Zyrës Kombëtare, të audituara nga auditori i pavarur – i ftuar Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban dëgjim publik mbi nismën ligjore për Projektligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhunës ndaj Grave. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 11:00)

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj mban konferencën e radhës për shtyp. (Zyrat e reja të degës, në rrugën “Saraçët”, Prizren, ora 11:00)

Në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak, Rashkë (Serbi), do të prezantohet përmbledhje e aktiviteteve të gërmimit dhe zhvarrimeve në këtë lokacion. (Ora 12:00)