Çka i kujton oda e shtëpisë së vjetër poetit Riza Reshani?

Poeti e publicisti Rizah Reshani ka rikujtuar me nostalgji odën e shtëpisë së vjetër, ku është rikthyer edhe fizikisht për t`u çmalluar ca momente.

‘Nana Xhemile e cila me priste çdo ditë te dera, nuk është ma, por Albulena dhe oda janë të forta’, ka shkruar Reshani.

Postimi i plotë: 

Oda e shtëpisë së vjetër: Prej këtu, nga oda e shtëpisë së vjetër, kanë nisur të gjitha shtegtimet e mia gjatë veprimtarisë 30 vjetëshe. Njeriu që më përshëndeste çdo ditë ishte Albulena, vajza ime tash nënë në Shkup, kurse të dera çdo ditë deri më 1996, më priste Nana Xhemile. Nana nuk është ma, por Albulena dhe oda janë të forta.