Çka i shkroi gruaja e Agim Ramadanit ministrit Anton Quni?
Shukrije Ramadani ka përgëzuar Anton Qunin, ish-bashkëluftëtarin e Agim Ramadanit, pas marrjes së detyrës si ministër i Mbrojtjes në qeverinë e re.
Ajo është shprehur e gëzuar për emërimin Qunit në krye të ministrisë.
“A ka më bukur se ministri më i suksesshëm i qeverisë, e cila bëri Kosovën me ushtri, t”ia dorëzojë punën në liri, shokut të luftës”, ka shkuar ajo.
Ky është komenti plotë i Shukrie Ramadanit:
I nderuari ministër, sot u gëzova dhe u mërzita që se pata Agimin krah meje, ti gëzoheshim suksesit tënd!
A ka më bukur se ministri më i suksesshëm i qeverisë, e cila bëri Kosovën me ushtri, t”ia dorëzojë punën në liri shokut të pushkës që e pati nē luftë.
Jeta është luftë e përditshme e Ministria e Mbrojtjes – si krijesë e re e një shteti në ngritje, është forca, besimi dhe dashuria e të gjithëve që duan Kosovën dhe sigurinë e saj.
Tani kur ministri Berisha do ta dorëzojë detyrën, e di se do të kishe dëshiruar edhe ti si unë, të kishe pranë Agimin e Salihun e të bisedoni cila rrugë do të ishte me më pak pasoja, cili veprim do të sillte më shum suksese!
E di që do ta kishe më lehtë, po Agimi, Salihu, Abazi e shumë të tjerë zgjodhën rrugën e flijimit, duke ua mundësuar juve që sot të ndërtoni institucionet e paqes dhe sigurisë për Kosovën, që bashkë e ëndërruat të lirë!
Urime Anton, dalsh faqebardhë para shokëve tu të rënë dhe para ne të gjallëve që kërkojmë të na i mbroni ëndërrat dhe shpresat! Tradita vazhdon./Mediafokus

