Dy norvegjezëve u merret bagazhi nga shoferi i automjetit me të cilin po udhëtonin

Dy norvegjezë në Kosovë kanë raportuar në polici se një person, drejtues i mjetit me të cilin ata ishin duke udhëtuar, u ka marre bagazhin dhe dokumentet personale dhe është larguar.

Rasti po trajtohet si shpërdorim i pasurisë së huaj.

Fsh. Sllatinë Madhe, Fushë Kosovë, 04.08.2022-11:00-13:00. Dy viktimat, një mashkull dhe një femër me nënshtetësi norvegjeze, kanë raportuar se derisa kanë qenë në një veturë,  kanë kërkuar nga drejtuesi që të ndalin për arsye se njëri nga viktimat nuk ndihet mirë. Drejtuesi i dyshuar mashkull  kosovar, është larguar në drejtim të panjohur duke u marr edhe bagazhin që gjendej në veturë me dokumente personale të viktimave. Rasti në procedurë hetimore. (foto arkiv).