10 ditë pas tërheqjes së shtetit nga çmimet e derivateve: ndryshon çmimi i benzinës
Çmimi i benzinës është shtrejtuar për 7 centë krahasuar me atë të datës 29 korrik, ka bërë të ditur Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës (SHNK)
derivateve të naftës ka rënë për një cent, krahasuar me tri ditë më parë, ka bërë të ditur Fadil Berjani, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës (ShNK).
Derivati i dizelit të premten ka filluar të shitet për 1.68 euro, ndërsa derivati i benzinës po shitet me çmim prej 1.60 euro, raporton Paparaci
Për një muaj me radhë, bazuar në një udhëzim administrativ të Ministrisë së Tregtisë, çmimet e derivateve janë përcaktuar çdo ditë nga qeveria.
Përfundimin e kësaj epoke e ka mirëpritur kreu i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, i cili ka thënë për Paparacin se udhëzimi administrativ i ka sjell pikat e karburanteve “buzë falimentimit”.
Naftëtarët nuk ishin pajtuar asnjëherë me udhëzimin administrativ të Ministrisë së Tregtisë, i cili hyri në fuqi më 22 qershor.
Shoqata, në fund të muajit qershor, i kishte bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të rishikonte udhëzimin me arsyetimin se ndodhen në buzë të falimentimit si pasojë e vendosjes së marzhës së fitimit në tregtinë e naftës, benzinës dhe gazit. /Paparaci