Çka ndodhi brenda natës në Ukrainë?

Sot shënohet dita e 24-të e luftës në Ukrainë. Luftimet kanë vazhduar të intensifikohen në qytetin port të Detit të Zi, Mariupol, ndërsa përpjekjet për evakuim vazhdojnë në pjesët e goditura rëndë të Ukrainës lindore, shkruan Sky News, transmeton Periskopi.

Më poshtë lexoni krejt çka ka ndodhur gjatë natës, deri tash:

-Luftimet kanë arritur në qendrën e qytetit në portin jugor të Mariupolit, ndërsa rreth 1,300 njerëz mbetën të bllokuar nën rrënoja pas një sulmi ajror në një teatri;

-Evakuimet duket se do të vazhdojnë të shtunën, me autoritetet lokale që njoftojnë se një korridor humanitar do të hapet në rajonin lindor të Luhansk në orën 07:00.

-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i kërkon Moskës të angazhohet në bisedime të mëtejshme për paqen “pa vonesë”.

“Ky është i vetmi shans për Rusinë që të zvogëlojë dëmet nga gabimet e veta”;

-Ukraina thotë se dy rrugët kryesore të Rusisë për të sulmuar Kievin – në të dy anët e lumit Dnipro – janë bllokuar, sipas raportimeve nga CNN;

-Tre kozmonautë rusë mbërritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës të veshur me të verdhë dhe blu të ndezur – ngjyrat e flamurit të Ukrainës;

-Ministria e Mbrojtjes paralajmëron se një ndryshim në taktikat ruse në Ukrainë mund të rezultojë në “rritje të viktimave civile, shkatërrim të infrastrukturës ukrainase dhe në intensifikimin e krizës humanitare”.

Harta më poshtë detajon pjesët e Ukrainës nën kontrollin rus: