Çka përfiton Gjilani nga marrëveshja me Ministrinë e Infrastrukturës?

Gjilani ka përfituar projekte të radhës në infrastrukturën rrugorë nga marrëveshja me Ministrinë e Infrastrukturës, shkruan Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili në emër të kryetarit Haziri e ka nënshkruar marrëveshjen me ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, Arban Arbrashi.

“Në kuadër të bashkëpunimit të mirëfilltë me Ministrin e Infrastrukturës, z. Arban Abrashi, sot, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike në Gjilan, Naser Korqa, në emër të Kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, nënshkruam marrëveshjen për financimin e projekteve në infrastrukturën rrugore për Komunën e Gjilanit”, ka shkruar ai, në profilin virtual.

“Komuna e Gjilanit, vazhdimisht po angazhohet në përmisimin e infrastrukturës rrugore, zgjerimin e hapësirave publike, rregullimin e trotuareve dhe ndërtimin e një infrastrukture moderne për të gjithë qytetarët. E falënderojmë Ministrin Abrashi, për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për t’i dalë në krah projekteve madhore e infrastrukturore për Komunën e Gjilanit, por edhe për komunat tjera”, ka shkruar Ismajli./Mediafokus.info/