Çmimet e derivateve në Kosovë, më të ulëtat se në rajon

Çmimet e derivateve kanë shënuar një rritje ditëve të fundit në Kosovë.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, megjithatë këto rritje janë më të ulëta në rajon.

Aktualisht, çmimi i naftës sillet nga 1.25 deri në 1.32 euro për litër, ndërsa benzina shitet nga 1.27 deri në 1.31 euro për litër.

Në Shqipëri, një litër naftë kushton 1.90 euro, ndërsa benzina është 1.82 euro”, tha ai për Klanin.

Sa i përket arsyeve të rritjes, Berjani sqaroi se nuk ka pasur ndikime politike apo ekonomike në nivel lokal.

Sipas tij, shkaku kryesor është reduktimi i prodhimit nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).

“Kur prodhimi reduktohet, çmimet automatikisht rriten, dhe kjo po reflekton edhe në Kosovë, megjithëse në nivele të lehta”, shtoi ai.