Copa del Rey i takon Barcelonës

Barcelona ka fituar titullin e parë në këtë sezon, atë të Copa del Rey.

Skuadra e Ronald Koeman e ngriti këtë trofe pasi e mposhti Athletic Bilbaon me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin “La Cartuja” të Sevillas.

Pas një pjesë të parë me më pak raste shënimi dhe e cila u mbyll me rezultat 0-0, Barcelona shpërtheu në pjesën e dytë derisa shkëlqyen mesfushori De Jong dhe sulmuesi Lionel Messi.

Antoine Grizmann e hapi serinë e golave në minutën e 60’ me asistimin De Jong. Ky i fundit gjeti golin tre minuta më vonë për 2-0. Pastaj erdhi radha e sulmuesit argjentinas Lionel Messi i cili realizoi dy gola brenda pesë minutave (68’ dhe 72’) për ta fundosur Athletic Bilbaon.

Perveq këtij trofeu, Barcelona është në luftë me Real Madridin dhe Atletico Madridin për titullin kampion në La Liga.