Coronavirusi erdhi në Kosovë kryesisht përmes mërgimtarëve dhe të huajve
Italia është kthyer në një vatër të vërtetë të coronavirusit. Atje janë konfirmuar shumë raste të infektuar dhe shumë prej tyre edhe kanë vdekur.
Besohet se shkaku i lartë i vdekshmërisë nga virusi në Itali, është mosha e shtyrë e italianëve si popullsi.
Dihet se në Itali jetojnë e punojnë numër i madh i kosovarëve. Nga ky shtet erdhën në Kosovë dy rastet e para dhe tani numri i të infektuarëve të konfirmuar ka shkuar në 16 raste.
Raportohet se javën e fundit janë kthyer në Kosovë numër i madh i personave dhe familjeve nga ky shtet.
Edhe nga vendet tjera, kosovarët që jetojnë në shtete evropiane, janë nisur për në vendin e tyre.
Tri rastet e fundit erdhën nga Londra,
Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe qindra kosovarë që jetojnë në Itali, të cilët u frikësuan nga trendi i madh i koronavirusit në këtë shtet.
Vetëm në fshatin Restelicë të Dragashit, mësohet se kenë ardhur qindra të tillë.
Restelica ka një diasporë mjfat të madhe në Itali./mediafokus.info

