Coronavirusi ia merr jetën deputetit iranian

Zyrtarët kanë thënë se Ramazani vuante nga sëmundje të frymëmarrjes dhe pulmonare Një deputet iranian, Mohammad Ali Ramazani Dastak, ka vdekur nga gripi, kështu ka raportuar një agjenci shtetërore e lajmeve, në mes të një rritje të mprehtë të numrit të rasteve të reja të koronavirusit në Republikën Islamike.

Mohammad Ali Ramazani Dastak, i cili u zgjodh si përfaqësuesi për Astana Ashrafieh javën e kaluar, u “shtrua në spital për shkak të gripit dhe dëmtimeve kimike” që datojnë nga lufta Iran-Irak, sipas ISNA. Mediat iraniane kishin raportuar më parë se ai ishte një nga pesë deputetët që rezultuan pozitivisht me koronavirus, transmeton 21Media.

Sidoqoftë zyrtarët që nga atëherë kanë mohuar që ky ishte i infektuar me koronavirus, duke thënë se testi i tij doli negativ dhe se Ramazani vuante nga sëmundje të frymëmarrjes dhe pulmonare para vdekjes së tij të shtunën në mëngjes. Një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë tha që koronavirusi kishte marrë jetën 43 njerëz në Republikën Islamike dhe janë 593 raste të konfirmuara./21Media