COVID: 10 persona janë të spitalizuar në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se kanë kryer 146 testime, prej të cilave 26 persona kanë rezultuar pozitivë.
Sipas njoftimit të Institutit, 29 persona janë shëruar dhe 10 janë të spitalizuar.
Ndryshe, 231 raste janë aktive me CODIV-19 në Kosovë dhe ditëve të fundit ka pasur edhe të vdekur.