Covid: 10 raste rë reja, të vdekur nuk ka

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 211 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.987 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.309 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.960 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 687 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.597.

Në total numri i rasteve aktive është 403.