COVID-19 ia mori jetën ish-bashkëpunëtorit të Ibrahim Rugovës

Betejen me COVID-19 e ka humbur sot edhe njëri nga intelektualët më të mëdhenj në Kosovë, prof.dr. Daut Bislimi, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët.

“Sot në moshën 75 vjeqare pas një beteje me Covid19  ka ndërruar jetë miku im i çmuar, babai i gruas sime Arianes, Prof. Dr. Daut Bislimi. Prehu në paqe njeri i mirë, do të na mungosh shumë, do të jeshë në zemrat tona e do të kujtojmë përjetë e mot!”, ka qenë njoftimi mortor i dhëndrit të Bislimit, Avdi Pireva.

Daut Bislimi ka qenë njëri nga bashkëpunëtorët e presidentit Ibrahim Rugova, në Institutin Albanologjik ttë Kosovës.

Bislimi, në 14-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, ngjarje kjo e cila është organizuar nga Komuna e Gjilanit në kuadër të “Flaka e Janarit”, pati vlerësuar lartë veprën e tij, transmeton Mediafokus.info.

“Dr. Ibrahim Rugova bëri që atdheu i tij të njihet në spektrin ndërkombëtar, i dha dinjitet vendit, pasuroi gjuhën e popullit të vet, ishte humanist i shquar, reformator energjik, një enciklopedi brilante. Ai ishte apostulli i Shqipërisë, që rrezatoi në qiellin tonë si meteor që ka shkëlqimin e përjetshëm prapa”, pati thënë, përvec tjerash, Bislimi./Mediafokus.info/