Ronela Hajati e siguron me ‘Secret’ Eurosongun 2022

Ronela Hajati me këngën “Sekret” është shpallur fituese e Festivalit të Këngës në RTSH, të këtij edicioni jubilar dhe ka marrë të drejtën të përfaqësoje Shqipërinë në “Eurosong” 2022.

Ronela ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale pas spektaklit ku është shprehur e lumtur dhe “pa fjalë” nga kjo fitore.

Në postimin e saj në profilin në Instagram, këngëtarja premton që kënga e saj do të vijë e ndryshuar dhe me një video e performancë që do të mbahet mend.

Ronela Hajati do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovision Song që do zhvillohët në Torino të Italisë në 2022.

“Shihemi në Torino! @eurovision Faleminderit te gjithe atyre qe me kane mbeshtetur gjithe keto vite ! Ju dua me shpirt@rtshqiptar. Ju premtoj që do të bëj një riimprovizim, një video dhe një performancë që do të mbahet mend!
Nuk kam fjale ….”, shkruan Hajati.