COVID-19: Këto janë simptomat më të shpeshta te fëmijët

Simptomat më të zakonshme të koronavirusit të cilat shfaqen te fëmijët janë lodhja, kokëdhembja dhe temperatura, teksa shumë pak prej tyre kanë kollë apo humbin shijen, kanë gjetur hulumtuesit.

Shërbimi Shëndetësor britanik (NHS) liston tri simptome si shenja të COVID-19 te të rriturit dhe fëmijët: temperatura e lartë, kollitja e vazhdueshme si dhe humbja e shijes.

Megjithatë, ekipi që merret me studimin e simptomave të COVID ka bërë të rritur se sëmundja paraqitet ndryshe te fëmijët, krahasuar me të rriturit.

Gjetjet e ekipit bazohen në raportet rreth simptomave të 198 fëmijëve, që u testuan pozitivë në COVID-19.