Marrëveshja e Uashingtonit, hap historik për Kosovën

Myzejene Selmani

Marrëveshja e Kosovës dhe Serbisë e arritur në Uashington, nga palët u konsiderua historike.

Kjo marrëveshje pati jehonë të madhe në opinionin ndërkombëtar, sepse në të u përfshinë shumë çështje që tejkalojnë raportet midis dy vendeve.

Kjo marrëveshje ka ulur tonet agresive kur është fjala për fushatën kundër njohjeve por edhe çështjen e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Megjithatë kjo marrëveshje është parë me sy kritik nga ana e Moskës, megjithëse bazuar në deklaratat e fundit të Lavrov dhe Vucic duket se gjërat qëndrojnë në ujëra të qeta.

Një nga pikat e marrëveshjes, ajo për diversifikimin e burimeve të energjisë, e nxjerrë nga loja Moskën e cila pikërisht në këmbim të krijimit të monopolit energjetik në Serbi, që nga koha e ish presidentit Boris Tadiq bllokonte çdo nismë për ndryshimin e Rezolutës 1244.