Covid-19: Në gjendje të rëndë shëndetësore 28 pacientë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht 263 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK’së dhe spitalet e përgjithshme.

Nga ky Shërbim kanë bërë të ditur se 28 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa 186 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 57 pacientë, Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive) – 27 pacientë, Klinika e Pulmologjisë – 29 pacientë post-covid, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive – 13 pacientë.

Spitali i Prizrenit – 16 pacientë, Spitali i Gjakovës – 18 pacientë, Spitali i Pejës – 44 pacientë, Spitali i Gjilanit – 19 pacientë, Spitali i Vushtrrisë – 2 pacientë, Spitali i Mitrovicës – 13 pacientë, Spitali i Ferizajt – 24 pacientë.