Kosova mund të shpëtojë me 500 të infektuar, në rastin më të keq mund t`i ketë 5 mijë

Kosovarët nuk janë duke e marrë seriozisht rrezikun nga virusi Covid 19, i cili e ka paralizuar jetën në tërë globin.

Rastet e reja po shtohen çdo ditë. Deri tani ka arritur në 250 raste të reja. Shtatë prej tyre kanë përfunduar me vdekje.

Pavarësisht se rastet që përfunduan me vdekje, thuhet se kishin edhe sëmundje të tjera, nuk mund të injorohet shkalla e vdekshmërisë.

Mjekët kanë frikë nga rritja e numrit të të infektuarve ditëve të ardhshme, që sipas rastit më të mirë mund të dyfishohet, ndërsa sipas rastit më të keq mund të shumëfishohet.

Mikrobiologu Lul Raka paralajmëron rritje të lakores së të infektuarve me Covid-19 gjatë javëve në vijim.

Sipas projeksioneve të përafërta, bazuar në trendin e rritjes së rasteve, në versionin më të mirë të mundshëm, deri më 22 prill mund të regjistrohen rreth 570 raste me Covid, ndërkaq në versionin më të keq, mund të shkojë deri në 5000, ka thënë Raka.

Ai bënë thirrje të vazhdueshme për kujdes të shtuar gjatë ditëve në vijim.

Sipas tij, Kosova tash është në fazën e shpërndarjes së virusit në komunitet, pra shtrirje në rrethin e tretë, ka thënë Raka./mediafokus.info