COVID-19 rikthehet në Wuhan

Autoritetet në qytetin kinez Wuhan do të fillojnë të testojnë të gjithë popullsinë, për shkak të rikthimit të disa rasteve të reja me Covid-19.

Wuhan ka regjistruar shtatë raste me virus, ku qyteti me 11 milionë njerëz u vu në qendër të vëmendjes pasi koronavirusi u zbulua për herë të parë në vitin 2019, raporton BBC.

Kina aktualisht po sheh një shpërthim të rasteve pasi që rreth 15 provinca në të gjithë vendin janë prekur dhe kjo bëri që qeveria të marrë masa për të bërë testimin masiv dhe të vendos kufizime.

Autoritetet i kanë atribuuar përhapjen e virusit variantit Delta dhe turizmit. Njoftimi në Wuhan erdhi ndërsa Kina raportoi të martën 90 raste të reja me virus.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit tregoi se 61 prej tyre u transmetuan në vend, krahasuar me 55 raste në një ditë më parë. Kina kishte qenë kryesisht e suksesshme në kontrollin e virusit brenda kufijve të saj, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet kanë testuar 9.2 milion banorë të Nanjing dhe kanë vendosur mbyllje për qindra mijëra njerëz.