COVID-19 vazhdon të marrë jetë në qytetet shqiptare
6 persona të tjerë kanë humbur jetën në Shqipëri si pasojë e pandemisë COVID-19 në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se 465 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar, nga 3660 testime të kryera.
Ndërkohë, janë shëruar 531 persona.
Raste aktive më së shumti ka Tirana – 4376, pastaj Fieri – 711, Gjirokastra 528, Berati 460, Shkodar 456, Durrësi 420, Elbasani 356, Vlora 342, Korça 227, Lezha 165, Dibar 71, Kukësi 63.

