COVID: Asnjë i vdekur, 5 pozitivë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se brenda 24 orëve nuk është regjistruar asnjë vdekje.

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260.955 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 67.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.050 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.463.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 132.