Covid-19 mori sot 6 jetë tjera në Kosovë

Virusi Covid-19 ka marrë edhe 6 jetë tjera në Kosovë, brenda 24 orëve të fundit. Numri i vdekjeve në total, sot ka arritur në 150, ndërkohë që 2.762 raste tjera janë aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 419 mostra dhe 241 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Numri total i rasteve pozitive ka mbërritur në 6.286, derisa numri i të shëruarve – 3.369.

Covid-19 po vazhdon të marrë jetë çdo ditë, prandaj respektimi i masave mbrojtëse, që janë aq të thjeshta e të lehta, është i domosdoshëm.

/mediafokus.info/