Covid në rajon: Mbi 2 mijë të infektuar në Serbi, në Kosovë vetëm dy raste

Vendet e rajonit po përballen me shkallë të lartë infektimi me Covid-19. Kosova ndërkaq,  po vazhdon me numër të ulët të rasteve.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 2 raste të reja nga testimi i 1.265 mostrave.

Gjendja krejtësisht ndryshe është në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e shtetet tjera.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se nga 2834 testime, 418 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 4 persona kanë humbur betejën me këtë virus.

Ndërsa në Serbi janë regjistruar 2180 raste të reja me COVID-19 dhe 49 viktima. 1 milion e 252 mijë e 573 personat deri tani janë infektuar.

Numër të madh të rasteve të reja të infektuara me COVID po regjistron edhe Mali i Zi.

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë raportuar 15 viktima nga COVID-19 dhe 212 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 118 raste të reja nga testimi i 1245 mostrave. Ndërsa, gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 18 viktima.

Me një situatë më të rëndë po përballen shtetet tjera, si Gjermania, Holanda, Hungaria, Zvicra.