Dafina: Askush nuk varfërohet nga bamirësia

Mjekja nga Fushë Kosova Dafina Krasniqi lumturohet pa masë kur njerëzit në nevojë i bënë të buzëqeshin, kur i bënë ata të ndjehen të vlerësuar, qoftë edhe për një ditë, për një moment.

Ajo shpeshherë njësohet me keta njerëz, për ta ndjerë më mirë fatin e tyre, brengat e një fëmijërie të humbur dhe të një ardhmërie të paqartë.

Dafina i vizitoi disa prej këtyre familjeve, në prag të festës së Bajramit, për t`u dërguar nga një pako, ku nuk ka vetëm gjëra materiale, por edhe shpirtërore.

Dafina e bënë këtë nga shpirti, prandaj brenda atyre pakove ka edhe dashuri, edhe mirësi edhe humanizëm….

Fundja këta njerëz vuajnë edhe për respekt, për afërsi me ta, për një fjalë inkurajimi. Dhe nuk ka moment më të mirë se festa e Bajramit për ta përçuar këtë mesazh tek njerëzit në nevojë.

“Bukën dhe lumturinë duhet t`i ndajmë bashkë në këtë botë çdo ditë”, thotë mjekja Dafina Krasniqi për Mediafokus.info, duke shtuar se disa emocione që përjeton nga takimet me këta njerëz, nuk përshkruhen me fjalë.

Ajo vepron sipas thënies “Askush nuk është varfëruar nga bamirësia”.

Dafina shprehet mirënjohëse edhe për ata që kontribuuan në këtë aksion bamirësie për disa familje në Fushë Kosovë dhe Prishtinë, si Spitali Amerikan, Depo farmaceutike Sante farm, barnatore Joni dhe Mango Express. /mediafokus.info