Dafina flet për situatën në funeralin e vëllait të Gjestit: “U shokova kur pashë njerëz që xhironin”
Dafina Zeqiri ka bërë një reagim të ashpër pas pjesëmarrjes në funeralin e vëllait të Gjestit, ku përpos dhimbjes, familja Kelmendi u përball me një ekspozim çnjerëzor në rrjetet sociale.
Pas një ngjarjeje të tillë, Dafina është shprehur e shokuar dhe ka folur për vëmendjen dhe fiksimin e rrjeteve sociale, të cilat në rastin në fjalë, fituan edhe ndaj një dhimbjeje të tillë.
Më tej, shtoi:
“Kjo është absurde, çnjerëzore dhe mungesë e thellë respekti. Çaste që duhej të ishin private, u kthyen në një cirk. Një ditë do t’i mësoj djalit tim: Këta janë njerëzit prej të cilëve duhet të qëndrosh larg, ata që japin shembullin më të keq. Njerëzimi nuk duhet të shkëmbehet kurrë për vëmendje!”.
“Sepse vëmendja nuk duhet të jetë kurrë në kurriz të dhimbjes së dikujt tjetër”, përmbylli ajo deklaratën.


