Dafina Zeqiri flet për shëndetin mendor, përmes një kënge

“Je tu u distancu se t’kan lëndu. Je tu u distancu se t’kan largu [sic]” postoi Dafina Zeqiri në Twitter, pasuar nga një tjetër postim ku shkruante se “shëndetin mendor do ta bëjmë prioritet në Shqipëri të gjithë bashkë”.

Të gjitha postimet përmbajnë hashtagun #Duro, që siç shumë kanë vënë në dukje, lidhet me këngën e saj të radhës.

Dafina Zeqiri flet për shëndetin mendor, përmes një

“Nuk është ‘turp’ të shkosh te psikologu. Nuk është ‘turp’ të flasësh për ankth dhe depresion. Nuk është ‘turp’ të jesh vetvetja dhe të mos biesh në provokimin e njerëzve të cilët nuk të respektojnë për atë qe je. Nuk është ‘turp’ të thuash NUK DUA dhe të shprehesh nëse dikush të ka keqpërdorur.”

Në një postim të radhës të publikuar nga Dafina, theksohet se të shkosh te psikologu nuk do të thotë “që je i çmendur”.

Dafina Zeqiri flet për shëndetin mendor, përmes një

“Nëse po pret që gjithçka të jetë perfekte që ta shijosh jetën, nuk do ta shijosh kurrë.” – shkruhet në një tjetër foto.

Dafina Zeqiri flet për shëndetin mendor, përmes një

Në qershor të 2018-s, këngëtarja publikoi në Instagram një shkrim të Jada Pinket Smith, e cila fliste për pasojat e depresionit. “…shumë gjëra për të cilat familja dhe fansat e mi nuk e kanë menduar kurrë se i kam kaluar,” shkroi ajo, transmeton AB.

“Depresioni është real dhe mund të mos jetë i dukshëm. Mos u mashtroni nga një buzëqeshje. Flisni! Kujdesuni për njëri-tjetrin! Mos e merrni mirësinë për dobësi! Mos e merrni dashurinë, besnikërinë dhe mbështetjen të garantuar! Ju dua me gjithë zemër!”