Daja Dullë nuk pati ymer me pritë Amerikën k`tu….

Sabit Rrustemi

S’mrami herë jam pa me dajën Dullë, qaty ner stacion t’autobusve, ku u kanë “Treska”, përpara.

Ditë pazari, si sod. Thashë hajt, t’sillna qaty n’krye t’Parkit, kah duanxhitë, dej sa t’vinë autobusi qi shkojke per Shurdhan, se m’afrojke ma ngat Shpie… kur qe, daja Dullë po vjen, përpjetë. E kish kapercye Spomenikin (permendoren) hej si naltë, e po hec kadalë, se i vjen pak perpjetë, e ky bajagi do vjet… tevona edhe aj ranac n’shpinë, ban vaki ju ka ranue ma shumë se dit’ve tjera, se pazar… e po e pres.

M’pa i bekuemi e, ja nisi m’u gutë pak ma shumë.
I dhashë shej me dorë, qi kishe “mos u gut se qe t’u t’pritë jam”.
– O pasha t’Lumin, si me t’pa ty, si kejt nipat tanë, po m’doket !, ma priti pej larg.
Ja nisa e po keshi. Shka mej thanë:
-Qushtu ti tu na livdue naj then qafen e na bje n’konak !
– Jo, mos u tut per sonte hiç, jam te Islami. E, neser pramje, s’i dihet.
Ma la si me vegzë ket punë. Jo qi u bajsha marak, tybe asni kashore. Si fola si s’fola, aj kur e bajke njet, ardhke.
– Po qysh je daja Dullë ?
– Pasha t’Lumin, mirë boll, kurrë ma mirë s’jam kanë !
Ha, thashë me veti, shka paska ba vaki ? Me thanë qi ja kanë gjetë naj nuse k’tij t’shkreti, hiç s’ma murrë menja. Me thanë qi e kanë ba me penzi, tybe ….
– Hajli koftë daja Dullë, po shka paska ba vaki ?, ju ktheva dogri.
– Qy, qy, ti a nuk p’e di, a ?
– Vallahi m’habite tash.. s’po di shka me t’thanë.
– Po na murrë Amerika n’prehen, pasha dajën, Amerika … po ti s’tek je k’tu pari hiç.
Qat’herë m’ra ner men’ qi Brahim Rugova me nja tri – katerdhetë veta pat shkue n’Amerikë, po tybe e kisha qitë pej meç atë punë.

– Ani, mirë boll, daja Dullë, ju ktheva. A po ta merr menja qi po bahet mirë ?

– Pasha t’Lumin, a e priti a s’e priti, vej ai nalt e di, po mirë me u ba, ka…Ky Evlijaja i jonë kurgja n’mos pastë ba, qet punë e qiti n’krye edhe tash s’jam kah merzitna hiç…

Tybe n’kini rrenë, ja nisa n’za e po keshi pej betit. Ky bukë s’kish per darkë e nuk e merzitke, tash, Amerika ja paska hjekë kejt merzijat….

– Ti dajës, mu kthye, lej muhabetet masdarke kaniherë, e l’shoje televizorin , se duhesh me ditë qysh po na sillen puntë, e jo unë k’tu mej thy dhamtë me ty…

– Hajde more ja therrmi per te unë, e kapa per dore !
– Jo , jo … e kam ba njet te Islami, qetu ma ngat. Pushoj sante e t’nesrit, dita re, nafake re.

Edhe , u ngjitë perpjetë ….

Mas do dite vej kur e njeva temxhitin. A, m’u dhimtë n’shpirt.
Nuk pati ymer me pritë Amerikën, k’tu …