Dajaku e thërret live policinë në “Favorit” në lidhje me rastin te Kombëtarja e Kosovës

Nga emisioni “Favorit”, në lidhje me rastet e fundit te Kosova, Taulant Dajaku e bëri një veprim të papritur.

Ai e thirri dy herë Policinë e Kosovës drejtpërdrejt në “Favorit”.

“Ju thirra me kërku informacione rreth raportimeve për kërcënim të lojtarëve nga Agim Ademi”, i tha Dajaku policisë.

“Nuk mundemi me dhanë informacione përmes telefonit, mundeni me ardhë në polici për më shumë”, ia kthyen Dajakut nga policia.