Dardan Molliqaj i quan raciste deklaratat e Rron Gjinovcit
Aktivisti Rron Gjinovci i ka quajtur votuesit e Hashim Thaçit të “poshtër” ose të “paditur”.
Deklaratat e Gjinovcit i ka komentuar edhe Dardan Molliqaj nga PSD-ja, në “Prime Time” të Kanal 10.
“Deklaratat e Rron Gjinovcit janë raciste. T’i quash mbi 200 mijë qytetarë të poshtër është deklaratë raciste”, ka thënë Molliqaj.

