Darkë romantike në mes të plazhit, a ia dhuroi Capital T lulet Adrolës?

Adrola duket më e plotësuar dhe e lumtur se kurrë.

Adrola Dushi njihet si një nga femrat më të bukura shqiptare, teksa çdo paraqitje e saj në publik komentohet shumë, shkruan lajmi.net.

Bukuroshja tenton që jetën private ta mbajë larg vëmendjes së publikut, por jo çdo herë arrin t’ia dalë, madje përflitet edhe për disa romanca.

Së fundi, Adrola publikoi një imazh nga darka romantike që kishte në plazh, teksa personi që mbetet ende anonim për publikun, i dhuroi asaj një buqetë me lule.

Adrola dukej e lumtur derisa po mbante lulet në duar dhe ishte veshur me një fustan të zi.