Dasma kosovare organizohet sot në Big Brother VIP Albania, ky është çifti

Një tjetër dasmë do të organizohet nesër në shtëpinë e Big Brother Albania.

Vëllai i madh ka vendosur që banorët të realizojnë dasmën kosovare.

Ndryshe nga dasma e parë e Luizit dhe Kiarës, kësaj here çifti në të vërtetë nuk janë të dashuruar, por janë zgjedhur në kuadër të lojës.

Nuse do të jetë Nita nga Kosova, e vetmja në BBVA, kurse dhëndri – Beati, me origjinë nga Qamëria.

Të gjithë banorët po organizohen që ta realizojnë sa më mirë dasmën.