Dasmat, arsyeja pse i kemi 36 të vdekur brenda ditës
Kosovarët nuk hoqën dorë nga dasmat tradicionale, me shumë të ftuar, as këtë verë, pavarësisht kërcënimit serioz nga pandemia.
Planet e çifteve për dasmë u shtynë, por vetëm për t’u realizuar këtë verë, me leje të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili edhe vetë mori pjesë në njërën nga to, shkruan express.
Tash, rezultati është tragjik. 36 të infektuar me koronavirus vdiqën gjatë 24 orëve të fundit dhe spitalet janë mbushur me pacientë që nuk po mund të marrin frymë sa duhet.
Që një i infektuar të shtrihet në spital, duhet të ketë fat në mos lirohet ndonjë vend, përveçse imunitetin e nevojshëm për të mbërritur gjallë deri atje.
Vendimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për të lejuar mbajtjen e dasmave rezultoi tragjik për Kosovën.
Express sjellë edhe një video, ku ministri Vitia shihet duke kërcyer me njerëz, derisa javë me radhë kishte bërë thirje të mbahet distanca e duhur!
Përfaqësuesi i Odës së Hotelierëve, Afrim Muçiqi, i cili pas më shumë se një viti duke u ankuar, më në fund dukej i lumtur që ministri e kishte përmbushur secilën kërkesë absurde të tij, mes të këngës thërriste “Hajde ministër hajde”.

